Prapaskena

“Po përgatit Kosovën me hy në luftë me Shqipërinë”/ Berat Buzhala tallet me Albin Kurtin: Legjendë është!

Publikuar: 14/08/2021

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike gjatë 6 mujorit të tij të parë në krye të qeverisë. Në shifrat e nxjerra nga Kurti, shihet një raport pozitiv në “korrjen” e taksave nga bizneset, por një detaj nuk i ka shpëtuar gazetarit dhe botuesit Berat Buzhala.

Ky i fundit ka evidentuar faktin se shifrat e nxjerra janë krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2020, kohë kur e gjithë Kosova ishte në shtetrrethim për shkak të pandemisë së koronavirusit. Po ashtu shton se në gjashtëmujorin e parë, ndryshe nga sa u premtua në Kosovë kanë hyrë më shumë se kurrë mallra serbe, ndërsa “dogana” u është vënë mallrave shqiptare.

“Shume bre llegende e llojit te vet eshte: Po e krahason vitin 2021 me vitin 2020, kur dihet qe ne gjashte muajt e vitit 2020 as fryme nuk kemi marre, cdo gje ka qene e mbyllun.

Mundesh me e krahasu edhe me gjashtemujorin e pare te vitit 1999. Ne anen tjeter ne gjashte muajt e pare te ketij viti Kosova eshte duke e pergatitur terrenin me hy ne lufte me Shqiperine.

A i mbani ne mend ato deklaratat qe me Serbine reciprocitet, me Shqiperine e heqim kufinin? Eh, ka ndodhe saktesisht e kunderta, mallrat serbe ne vendin tone ne keto gjashte muajt e qeverise Kurti jane futur me shume se cdo here tjeter gjate qeverise, kurse me homologun e tij ne Shqiperi kryeministri Kurti nuk eshte ne terma te komunikimit,”-shkruan ai.



Më të lexuarat