Çmenduri! Del në ankand 1 milion dollarë, peceta që fshiu lotët Messi

Pa Kategori

Publikuar: 14/08/2021

Çmenduri! Del në ankand 1 milion dollarë, peceta që fshiu lotët Messi

E pabesueshme, por ja që ndodh. Peceta e përdorur nga futbollisti Lionel Messi për të fshirë lotët në konferencë me rastin e largimit nga Barcelona është në ankand.

Njoftimi u shfaq të Premten, 13 Gusht në platformën Mercado Libre. Vihet re se kostoja e pecetës me lot të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, sulmuesit argjentinas, vlerësohet me 1 milion dollarë.

FC Barcelona njoftoi largimin e Messit më 5 gusht. Ekipi nuk ishte në gjendje të regjistronte një kontratë të re me lojtarin në ligë për shkak të rregullave financiare të kampionatit spanjoll.