Merr flakë ashensori i pallatit në Tiranë

Pa Kategori

Publikuar: 13/08/2021

Merr flakë ashensori i pallatit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë një ashensor në zonën e mbikalimit të Kamzës në Tiranë duke rrezikuar jetën e banorëve të pallatit. Burime bëjnë me dije se për fat të mirë nuk ka të lënduar, ndërsa banorët janë duke u evakuuar nga godina.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta zjarrfikëse që po venë flakët nën kontroll.

Dyshohet se ashensori ka marrë flakë për shkak të temperaturës së lartë si edhe mbingarkesës.