Rritja e numrit të pacientëve me koronavrius, ish-kirurgjia pritet që të kthehet sërish në spital Covid

Pa Kategori

Publikuar: 12/08/2021

Rritja e numrit të pacientëve me koronavrius, ish-kirurgjia pritet që të kthehet sërish në spital Covid

Ish-kirurgjia në QSUT pritet që të kthehet sërish në spital Covid. Mesohet se është dhënë urdhër që në këtë spital, të mos shtrohen më pacientë pasi mendohet që të rikthehet në shërbim të pacientëve me koronavirus.

Deri më tani, tek ish-kirurgjia kanë qenë duke marrë kujdes shëndetësor pacientët e Infektivit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të reja, që shënon rritje në krahasim me dje, kur u regjistruan 220 raste.

Në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.