Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Berat.
Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për zjarrvënie në Skrapar.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin Majro Çuedari., 35 vjeç, banues në Vëndreshë, Skrapar, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.