Video/ Stuhi në Pogradec, shiu dhe era e fortë ndajnë më dysh pemën e vjetër në mes të qytetit

Pa Kategori

Publikuar: 11/08/2021

Video/ Stuhi në Pogradec, shiu dhe era e fortë ndajnë më dysh pemën e vjetër në mes të qytetit

Ndërkohë që vendi është përshirë nga temperaturat e larta dhe nga zjarret e shumta, në Pogradec janë lëshuar erërat e forta.

Ditën e sotme qyteti është përfshirë nga erëra të forta që kanë shkulur edhe pemë në zonën pranë Liqenit.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, era e fortë ka larguar njerëzit nga bregu i liqenit, duke ngritur edhe re pluhuri në ajër.

Fatmirësisht nga rrëzimi i pemëve nuk ka pasur persona të lënduar deri më tani.