Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID në vend, 220 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga koronavirusi

Pa Kategori

Publikuar: 10/08/2021

Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID në vend, 220 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga koronavirusi

Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID në vend, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 220 qytetarë, nga 69 që ishin një ditë më parë. Ky është bilanci që njofton Ministria e Shëndetësisë pas kryerjes së 5536 testimeve në mbarë vendin. Ndërkohë fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë qytetar.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë. Sakaq janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

220 qytetarë pozitiv në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 220

Të shëruar në 24 orë 31

Të shtruar në spitale 33

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 5536

Testime totale 938,527

Raste pozitive 134,201

Raste të shëruara 130,470

Raste Aktive 1,271

Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 447

Shkodër 189

Vlorë 139

Elbasan 120

Fier 120

Lezhë 65

Durrës 58

Berat 40

Kukës 31

Gjirokastër 28

Korçë 17

Dibër 8

(Shqiptarja.com)