56 udhëtime me Mediun për të ‘frenuar ngrohjen globale’ / Ky ka qenë i forti i Korçës, burri i parë i Eli Farës. E dini pse nuk u martua më?

Pa Kategori

Publikuar: 10/08/2021

56 udhëtime me Mediun për të ‘frenuar ngrohjen globale’ / Ky ka qenë i forti i Korçës, burri i parë i Eli Farës. E dini pse nuk u martua më?

Ditët e fundit, lajmi se Eli Fara dhe Fatmir Mediu kishin udhëtuar 56 herë në Evropë dhe SHBA me paratë publike, pushtoi mediat, kafenetë dhe rrugicat.

Lajmi u shpërnga me miliona herë, ndërsa memet kulmuan me ironi therëse.

Jo vetëm kaq. Por, Mediu i merrte me vete Elin në çdo ministri ku e çonte Berisha.

Në fund, kur ishte ministër Mjedisi, Mediu e bëri Eli Farën drejtoreshë të ngrohjes globale.

Kështu çifti udhëtonin bashkë për të ‘frenuar ngrohjen globale’.

Këngëtarja korçare është ndarë nga bashkëshorti i saj i parë, para shumë vitesh, kur Marina, vajza e saj ishte vetëm disa muajshe.

Më pas Eli nuk është martuar më me letra.

Por e dini se kush është babai i Marinës?

Babai i Marinës dhe ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani.

Edhe Marina mban mbiemrin e tij, madje ligjërisht në gjendjen civile ajo quhet Roxhensa Kapurani.

Mbase emrin e tij nuk e keni të dëgjuar, por Luli ka pasur probleme me drejt’ësinë para disa viteve dhe njihej si “Kapo i Ba’ndës së Çobenjve”.

Sipas burimeve, Luli jeton në Korçë por prej 20 vitesh nuk dihet çfarë bëhet me të. Eli Fara nuk flet kurrë për të.