Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet. Një motomjet me drejtues një 30-vjeçar ka përplasur një grua ende të paidentifikuar rreth moshës 55-vjeçe.
Gruaja është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.