Gjurmimi / Ilir Meta 100 milionë USD pasuri në emër të Bes Kallakut në Angli dhe Tiranë, detajet që ngrenë dyshime dhe një histori me Xhensilën

Pa Kategori

Publikuar: 09/08/2021

Gjurmimi / Ilir Meta 100 milionë USD pasuri në emër të Bes Kallakut në Angli dhe Tiranë, detajet që ngrenë dyshime dhe një histori me Xhensilën

Ilir Meta rezulton një nga politikanët më të korruptuar në Ballkan sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare dhe vendase, dosjeve publike apo sekrete, dëshmive, dokumenteve, përgjimeve, rasteve flagranteve të aferave të pandëshkuara etj. Jo rastësisht emri i Ilir Metës rezulton në dosjet e aferave kryesore në Shqipëri, që nga privatizimet, vjedhja e thesarit të shtetit, aferat në Bankën e Shqipërisë, në dosjen CEZ, në skandalin CEZ-DIA, në historinë e HEC-eve, pastrimit të parave etj.

Ilir Meta ka deklaruar një pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro në Shqipëri, pa futur dorën në xhep. E gjithë pasuria e deklaruar nga pallati në Tiranë deri tek vila e famshme në Gjirin e Lalëzit, është krijuar tërërisht me para të pista, pasi të ardhura e Metës dhe Monikës nuk mjaftojnë as për të festuar ditëlindjet.

Por, pasuria e deklaruar nga Meta, edhe pse e paligjshme, duke se është vetëm pjesa e dukshme.

Në vitin 2016, gazetari Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e një kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.

E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.

Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.

Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar akuza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur.

Po kush është shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë, në emër të të cilit Ilir Meta dyshohet se ka fshehur pasurinë? Dyshimet bien në çiftin Bes Kallaku dhe gruan e tij, Xhensila Myrtezaj, të afërt me Ilir Metën. Pas investimit të amerikanëve për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, Ilir Meta u afrua më shumë me çiftin e humorit dhe të muzikës.

Befas gjatë kësaj kohë Bes Kallaku dhe gruan e tij, Xhensila Myrtezaj, me rroga modeste dhe duke kunguar nëpër dasma, nisën të deklaronin vila me vlerë miliona euro, fakt që shton ende dyshimet se çifti po administron një pjesë së pasurisë se Ilir Metës, jo vetëm në Angli, por edhe në Shqipëri.

Përpos raportit financiar, në rrethet mediatike dhe politika përflitet edhe për një histori rozë mes Ilir Metës dhe Xhensila Myrtezaj, histori e cila ka rritur besimin e Metës për një strehim të sigurt të parave të korrupsionit, por nga ana tjetër ka vënë në lëvizje Monika Kryemadhin, e cila ka kërkuar dëbimin e këngëtares nga çdo vilë dhe resort që frekuentohet nga Meta.