Prapaskena

Kapet 7 kg kokainë në Portin e Durrësit, kush është administratori i firmës që u arrestua

Publikuar: 06/08/2021

Është zbardhur identiteti i adiministratorit të firmës ku ditën e sotme u kapën 7 kg lëndë narkotike kokainë, në portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasin Denis Doda, Administrator i firmës Fish Co Tirana, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Urbanor”.

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar në portin e Durrësit ditën e sotme në një kontenier me banane. Si rezultat i kontrolleve të shtuara u sekuestrua një sasi rreth 7 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë në një kontenier që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë.

Policia bën me dije se sasisë së kokainës i ishte vendosur GPS. Kompania në fjalë ishte krijuar në vitin 2019, me seli në Kashar, dhe kishte si pronar dhe amdinistrator shtetasin Denis Doda.

Njoftimi:

Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në vendkalimin e kontrrollit kufitar Port, Durrës.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Urbanor”.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një rast të tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë administratori i firmës ku do mbërrinte kontenieri.

Sekuestrohet një sasi rreth 7 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e kapakëve të ventilimit u gjetën pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë rreth 7 kg dhe një GPS, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 35 vjeç, banues në Tiranë (administratori i firmës ku do mbërrinte kontenieri).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat