Sulmet e Berishës, reagon SHBA: Je i mbaruar!

Pa Kategori

Publikuar: 05/08/2021

Sulmet e Berishës, reagon SHBA: Je i mbaruar!

Pas deklaratave të forta të Sali Berishës, i cili ashtu si Meta u shpalli luftë amerikanëve dhe sulmoi ambasadoren Yuri Kim, ka ardhur edhe reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dhënë një mesazh të fortë Sali Berishës, teksa tha se SHBA do ta luftojë me të gjitha forcat korrupsionin.

Ambassda i kujtoi Berishës vendimin e DASH për ta futur në listën e zezë për korrupsion madhor dhe urdhrin e Biden për të shpartalluar korrupsionin.

“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, ka thënë ambasada në reagimin e saj.

Përmes një konference për shtyp sot, ish-Kryeministri Sali Berisha e sulmoi hapur ambasadoren Kim për qëndrimet e saj kundër tij. Kim kërkoi që Berisha të pêrjashtohet nga PD dhe Kuvendi si i korruptuar.