Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka dalë sot në konferencë për shtyp ka zbuluar për herë të parë bisedën që ka bërë me ish-ambasadorin Doland Lu teksa ky I fundit I kishte shkuar në zyrë.
Berisha tha se ambasadori Lu i kishte shkuar në zyrë me një dosje, për t’i provuar se Basha kishte pranuar financime ruse, por sipas ish-kryeministrit, në dosje kishte vetëm shkrim të një gazete të financuar nga George Soros.“PD, jo nga Sali Berisha, u akuzua zyrtarisht se ka marrë fonde ruse. Ju kujtoj këtu se paraardhësi i kësaj zonjës më erdhi me një dosje në zyrë, në të cilën donte të më provonte se Lulzim Basha kishte pranuar financime ruse. Çfarë kishte dosja? Dosja kishte shkrimet dhe akte burokratike, por shkrimet në radhë të parë, të gazetës së sponsorizuar nga Soros. Unë i thashë aty për aty se kjo është gazeta e Soros. Jo vetëm që ato ishin dokumente që nuk provonin asgjë, përveç trillime të një gazetari, por u thoshte deputetëve të PD shkoni te Berixsha, se i keni dhënë dokumentet që faktojnë se kryetari ka marrë financime nga rusët. Kur ata vinin tek unë dhe unë ju tregoja dokumentet, ata ngelnin pa mend. Rasti Kavaleci. U shpërndanë dokumente në media për të akuzuar Lulzim Bashën për anulim, por anulimi nuk kishte ndodhur me kërkesë të Bashës. Basha u telefonua nga Merkel për rolin që luajti, sepse të gjithë e panë se po bëhej një përpjekje për të kapur drejtësinë.
Zgjedhjet e 25 prillit ishin më të padenjat, me praktikat e patronazhistëve. Praktika e patronazhistëve është praktikë e skllevërve. Këtë praktikë e vendosi Enver Hoxha. Pyesni se çfarë bënin patronazhistët gjatë diktaturës. Këtu ka një mbvështet të hapur të qeverisë, që e ka përdorur për të instaluar narkoshtetin, për kapjen e shtetit në të gjitha nivelet”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.