9 pushues rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, qytetarët kapen dorë për dore për t’i shpëtuar

Pa Kategori

Publikuar: 05/08/2021

9 pushues rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, qytetarët kapen dorë për dore për t’i shpëtuar

Dallgët e fuqishme në det kanë rrezikuar mbytjen e 9 pushuesve në Shëngjin.

Ata janë shpëtuar pas organizimit të pushuesve të tjerë që janë lidhur dorë më dorë dhe me litarë duke arritur t’i nxjerrin të gjithë të rrezikuarit një e nga një pasi ata vetë e kishin humbur betejën me detin e trazuar.

Ka qenë një moment i hidhur por në fund ka rezultuar edhe i gëzueshëm pasi u arrit të shpëtoheshin të gjithë dhe kjo falë vullnetit dhe solidaritetit të pushuesve tjerë në këtë plazh.

https://youtu.be/ZDTpKYq0_pg