Prapaskena

IGJEUM paralajmëron: Ja cilat janë qarqet me rrezik të lartë nga zjarri në Shqipëri, çfarë pritet sot dhe nesër

Publikuar: 04/08/2021

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar hartën ku shpjegohet se cilat zona janë të rrezikuara nga zjarri.

Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I moderuar”.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I MODERUAR”.
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 38 °C
në vendet malore: 18 / 35 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.



Më të lexuarat