Gjirokastra s’gjen qetësi, riaktivizohet vatra e zjarrit pranë fshatit Krine. Në rrezik edhe Parku i Llogarasë në Vlorë

Pa Kategori

Publikuar: 04/08/2021

Gjirokastra s’gjen qetësi, riaktivizohet vatra e zjarrit pranë fshatit Krine. Në rrezik edhe Parku i Llogarasë në Vlorë

Riaktivizohet vatra e zjarrit pranë fshatin Krine në Gjirokastër.

Flakët kanë djegur sipërfaqe të konsiderushme me bimësi e ullinj, ndërsa mbrëmjen e djeshme u evakuan banorët e disa fshatrave, pasi flakët po përparonin drejt banesave të tyre.

Përveç zjarrfikësve, Forcat e Armatosura u mobilizuan për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës.

Ndërkohë, vijon të jetë aktive edhe vatra e zjarrit pranë Parkut të Llogarasë në Vlorë.