Video/ Shtëllunga tymi e flakë prej 30 minutash, pamje të reja nga zjarri në pikën e skrapit në Babrru

Pa Kategori

Publikuar: 03/08/2021

Video/ Shtëllunga tymi e flakë prej 30 minutash, pamje të reja nga zjarri në pikën e skrapit në Babrru

Publikohen pamje të reja nga zjarri, që ka përfshirë pak më parë një pikë skrapi në Babrru të Tiranës.

Siç shihet në video, shtëllungat e tymit dhe flakët kanë “pushtuar” pikën e skrapit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri vijon prej 30 minutash, ndërsa në vendngjarja ka mbërritur zjarrfikësja dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.