Një 62-vjeçar nga Bulqiza ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa ishte duke peshkuar me gjenerator në lum.
Ngjarja ka ndodhur tek Zalli i Bulqizës, në vendin e quajtur “Tre Çezmat”.
Ende nuk bëhen me dije detajet për ngjarjen e rëndë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.