Petro Koçi i përgjigjet Artan Lames: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale, ka raste që dikush duhet çuar në SPAK

Pa Kategori

Publikuar: 31/07/2021

Petro Koçi i përgjigjet Artan Lames: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale, ka raste që dikush duhet çuar në SPAK

Petro Koçi ka qenë një ndër deputetët e PS-së që në statusen e tij për analizat e zgjedhjeve ka akuzuar institucionet në Fier, duke përfshirë edhe Kadastrën që kanë ndikuar me performancën e dobët në pakënaqësinë e votuesve dhe kjo, sipas ti, u duk edhe votat në zgjedhjet e 25 prillit, ku PS-ja nuk mori atë çfarë synonte.

Ai e lidhi këtë edhe me faktin se ka pasur edhe praktika korruptive të këtyre zyrtarëve lokalë. Këtyre akuzave iu kundërpërgjigj drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës që kërkoi që politika t’i qëndrojë larg këtij institucioni.

“Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin, që është Kadastra në rastin konkret le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe anija ose do ngecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve. Unë vetë si drejtor i përgjithshëm kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, troje të dhëna këtu e të regjistruara vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë‘’ tha Artan Lame.

Por këtij reagimi i është kundërpërgjigjur sërish Koçi, i cili thekson se “Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier”.

“Me lutjen per mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerëzit, kapadaillëku dhe niveli i ulet i shërbimit. Këto s’kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në rradhë të parë për nderhyrje dhe masa administrative. Por ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK’, shkruan Koçi në replikën e tij ndaj Lames.