Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte, në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit – një shtetas britanik dhe një shtetas rumun.
The MV Mercer Street,, e menaxhuar si anije nga kompania me qendër në Londër Zodiac Maritime, ishte në brigjet e Omanit në Detin Arabik kur incidenti ndodhi të enjten.
Kompania, e cila i përket magnatit izraelit të anijeve Eyal Ofer, tha se po punonte për të përcaktuar atë që kishte ndodhur.
Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid të Premten fajësoi “terrorizmin iranian”. “Irani nuk është vetëm një problem izraelit,” tha Lapid në një deklaratë, duke shtuar: “Bota nuk duhet të heshtë”.
Megjithatë, detajet e sulmit ndaj cisternës me flamur liberian, në pronësi të Japonisë mbeten të paqarta. Irani ende nuk ka komentuar mbi akuzat. Incidenti duket të jetë një përshkallëzim serioz i tensioneve në rajon, dhe disa raporte sugjerojnë se ishte përfshirë një dron.
Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se po përpiqej gjithashtu të “vërtetonte urgjentisht faktet”. “Mendimet tona janë me njerëzit e dashur të një shtetasi britanik që ka vdekur pas një incidenti në një cisternë në brigjet e Omanit,” thuhej në deklaratë.
Ai shtoi se anijet “duhet të lejohen të lundrojnë lirshëm në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. Në një deklaratë të Premten, Zodiac Maritime njoftoi dy vdekjet me “trishtim të thellë”. Ajo tha se nuk ishte raportuar asnjë lëndim tjetër.
Kompania shtoi se anija tani “lundronte nën kontrollin e ekuipazhit të saj” dhe po shkonte në një vend të sigurt me një përcjellje detare amerikane.