Bledi Mane: Është urgjente, Argita Berisha mblidhni babanë

Pa Kategori

Publikuar: 30/07/2021

Bledi Mane: Është urgjente, Argita Berisha mblidhni babanë

Është një azil pleqsh në “Ali Dem”, në lagjen e njohur lindore të Tiranës. Mes kujtimeve dhe harmonisë moshore jetojnë plaka e pleq ca nga halli e ca nga malli.

Dikush qan për braktisjen, mburret njëra që ka qenë e bukur kur ishte e re, një prej tyre bërtet kur luan domino, ilaçet kërkon njëri me ngulm, pi viagrën fshehurazi një tjetër e mes gjithë kësaj kakofonie kapriçiosh situata mbetet miqësore.

Në habitatin e tyre plaka e pleq harrojnë kërrusjet e viteve dhe kujdesen që preludi i jetës të mbetet mbresëlenës gjithësesi.
Sa më shpejt, aq më mirë do jetë edhe për familjen tuaj të vogël, edhe për familjen e tyre të madhe politike…

Me ty Argita Berisha po flas. Nxirreni nga shtëpia, nxirreni nga partia, nga parlamenti dhe çojeni aty ku ka vendin.

Mos u tundoni nga dashuria prindërore por tregohuni të ftohtë në mendim e veprim. Largpamësia u ndihmon shumë në këtë situatë e mos harroni damkën amerikane, do u duhen shumë breza ta zbehni.

E keni si tatuazh në trupin tuaj e gjithë ju familja Berisha por të paktën mos e kruani e mos e gërryeni shumë se do u infektohet si plagë.

Fashiteni këtë plagë, fashitni egon, fashitni psiqikën dhe gojën e babait tuaj dhe këtë të fundit mbylleni në azilin e pleqve. Mblidheni mendjen një herë e mirë se keni fëmijë për të rritur, keni edhe lekë e prona për ti justifikuar.

Nuk luftohet dot fuqia amerikane me facebook-un e Sali Berishës dhe as me komentet e bishtpëllumbave të doktorit. Më duket se është ende herët që Viçidoli ti shpallë luftë Washingtonit qysh tani.

Çojeni te azili i pleqve megjithëse edhe nga aty kam frikë se do e flakin në rruge. Dikujt do i vjedhi dominotë, një tjetri do i vjedhë kokrat e viagrës ndërsa ndonjë tjetër do e përgjojë pas dere. Huqi del me shpirtin!