Me një batutë e ka nisur fjalën e tij kryeministri Edi Rama në forumin e Shkupit. Ndërsa theksoi se do të flasë shqip, Rama iu drejtua kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke i thënë se uron që përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin që ai kërkon të përcjellë.
“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin. Sot shpresoj të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur, besoj se është e mjaftueshme. Ky takim është i vonuar dhe ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës dhe për të hapur vende të reja pune të mirëpaguara.
Ne duhet të kemi një nismë që është shembulli i Bashkimit Europian, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe kapitaleve. Rrugëtimi i secilit vend për në BE ka kohën dhe ritmin e vetnesër si pjesë e BE-s nuk do ketë diskutime për 4 liritë e BE-së. Ne nuk mundet të lexojmë shifra dhe fakte nga organizma financiare ndërkombëtare, ne përballemi me pasoja dhe nuk mund tia privojmë vetes këtë potencial për të fituar kohën e humbur. Ne do ta bëjmë tani, se kjo nuk është një nismë e hapur për të gjithë, ne nuk mund të presim konsensus nga të gjithë. Çohet njëri unë vendos veto se ju nuk duhet të takoheni, tha Rama.