“I la targën” Forcave Speciale te “Varri i Bamit”, arrestohet shoferi me BENZ që rrezikoi të shtypte efektivin

Pa Kategori

Publikuar: 27/07/2021

“I la targën” Forcave Speciale te “Varri i Bamit”, arrestohet shoferi me BENZ që rrezikoi të shtypte efektivin

Burime për mediat bëjnë me dije se shoferi që drejtonte mjetin tip Benz Mercedes C Class ngjyrë e zezë dhe që i iku policisë te “Varr i Bamit”, është arrestuar.

Njoftohet se pas largimit nga vendngjarja, ai është kapur disa metra më larg gjatë një postblloku të ngritur. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tij, por Forcat Speciale ishin aty për të finalizuar një operacion antidrogë.