Prapaskena

(FOTO) E futi në kurth një vajzë 14-vjeçare /Sherri në rrjetet sociale i merr jetën 13-vjeçarit, e qëlluan me thikë kur shkoi për t’u sqaruar

Publikuar: 27/07/2021

Dy djem 14-vjeçarë janë shpallur fajtorë për vrasjen e 13-vjeçarit Oliver Stephens në një park në Reading. Adoleshentët, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, mësohet se e kanë thirrur Oliver në fushat e Buggs Bottom për t’u përballur me të, pas komenteve që ai bëri në rrjetet sociale.

Ai u thirr nga një vajzë 14 vjeçe për ta bindur që të shkonte në park, ku dy djemtë i zunë pritë në mes të ditës para se të fillonte një përleshje mes tyre. Fillimisht zënka mes tyre nisi me përleshje, e cila degjeneroi deri në përdorimin e thikës, me të cilën djemtë vranë 13-vjeçarin.

Djali ndërroi jetë në vendngjarje, 250 metra nga shtëpia e tij. Një nga djemtë dhe vajza kishin pranuar vrasjen, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të merret vendimi për t’i dënuar për krimin e kryer.



Më të lexuarat