Kosova shkruan historinë, fiton medaljen e dytë olimpike në “Tokio 2020”

Pa Kategori

Publikuar: 26/07/2021

Kosova shkruan historinë, fiton medaljen e dytë olimpike në “Tokio 2020”

Pas Distria Krasniqi, Kosova siguron një tjetër medalje Olimpike. Nora Gjakova shkruan emrin me germa të arta duke i dhuruar vendin të sajë një madje të artë në xhudo.

Në peshën deri në 57 kg, xhudistja kosovare ishte thjeshtë perfekte në perfomancën e sajë. Pengesa më e madhe ishte në gjysmëfinale ku u përball me favoriten japoneze Tusukasa Yoshidan.

Në sytë e Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit, Nora kaloi dhe pengesnë e fundit në finale xhudisten franceze Sarah Leone Cysique duke siguruar medalje të artë, e dyta në këto Lojëra Olimpike.