Komiteti i Ekspertëve njofton mbledhje urgjente pas mbërritjes së variantit Delta

Pa Kategori

Publikuar: 26/07/2021

Komiteti i Ekspertëve njofton mbledhje urgjente pas mbërritjes së variantit Delta

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot mbledhje urgjente, një ditë pas konfirmimit zyrtar për praninë e variantit Delta të COVID në vendin tonë.

Mbledhje do të zhvillohet në orën 13:00 dhe do të diskutohet pikërisht për variantin Delta, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshim të masave anti- COVID.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.