Alarm për bombë në Tiranë, policia rrethon zonën

Pa Kategori

Publikuar: 26/07/2021

Alarm për bombë në Tiranë, policia rrethon zonën

Një valixhe e braktisur është konstatuar në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se po kryhen procedurat, por paraprakisht nuk ka asgjë serioze.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.