A do të shtrëngohen masat nga Delta? Komiteti i Ekspertëve merr vendimin

Pa Kategori

Publikuar: 26/07/2021

A do të shtrëngohen masat nga Delta? Komiteti i Ekspertëve merr vendimin

Zv /ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Teknik se pavarësisht konstatimit të variantit “Delta” në Shqipëri, masat anti-covid në Shqipëri nuk do të ndryshojnë.

“Komiteti i Ekspertëve mendon se pavarësisht se është vërtetuar dyshimi për variantin Delta, mbrojtja është njëlloj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë’ tha ajo.