Policia e Elbasanit ka arrestuar djalin e vogel te Azem Hajdarit, 23-vjeçarin Azem Hajdari, pasi u ndalua mbremjen e kaluar me droge ne makine.
Njoftimi ipolicisë:
Specilaistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.