Prapaskena

Detaje të reja nga plagosja te Todi Shukurti: Sherri nisi pas ‘fërkimit’ të makinave, policia identifikon autorin

Publikuar: 24/07/2021

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjajra e rëndë e mbrëmjes së sotme në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet, aty ku dy persona janë plagosur pas një konflikti të castit mbrëmjen e sotme.

Në gjendje më të rëndë është i plagosuri Jetmir Marashi, i cili po trajtohet në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve, sherri nisi pas përplasjes së dy makinave, pra për motive banale. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë janë raportuar në rrugën “Todi Shkurti”, aty ku një autor, i identifikuar tashme nga policia, që është larguar me shpejtësi me një mjet me xhama të zinj, ka qëlluar drejt Jetmir Marashit dhe Altin Gjokës, pas një sherri të çastit.



Më të lexuarat