Dy predha janë gjetur në zonën e Gërdecit në Tiranë, të cilat janë larguar nga xheniot.
Mësohet se predhat janë gjetur brenda zonës ku kishte rënë zjarri në të njëjtin fshat, një ditë më parë.
INSTITUCIONI I PREFEKTIT TË QARKUT TIRANË:
Menaxhoi dhe koordinoi veprimet dhe procedurat ligjore me të gjitha strukturat, duke realizuar nje bashkëpunim dhe ndërveprim të shkëlqyer me AKMC, Bashkinë dhe Strukturat e Policisë Vorë, deri në ndërhyrjen e specializuar të forcave të specializuara të xhenjos për largimin e dy predhave të konstatuara një ditë më parë në fshatin Gërdec gjatë punës për shuarjen e zjarrit të shkaktuar. (Predhat u gjetën brenda zonës së zjarrit). Faleminderit