Prapaskena

Mark Zuckerberg dëshiron të kthejë Facebook-un në një “hapësirë virtuale të përbashkët” në internet

Publikuar: 23/07/2021

Mark Zuckerberg ka paraqitur vizionin e tij për të shndërruar “Facebook-un” nga një rrjet i mediave sociale, në një “kompani metaverse” në pesë vitet e ardhshme.

Çfarë është Metaverse?

“Metaverse” është një hapësirë kolektive virtuale e përbashkët, ku njerzit mund të luajnë, punojnë dhe komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh edhe duke përdorur kufje.

Zuckerberg e përshkroi në një intevistë si një ‘vizion’ që përfshin të gjithë industrinë e teknologjisë, duke e quajtur atë pasardhës të internetit në celular.

“Ju ndiheni të pranishëm me njerëzit e tjerë sikur të ishit në vende të tjera, duke pasur përvoja të ndryshme që nuk mund t’i bënit domosdoshmërisht në një aplikacion 2D ose në një faqe në internet, si vallëzimi, për shembull, ose lloje të ndryshme të fitnesit,” tha ai.

Facebook po punon gjithashtu për një “zyrë të pafund” që lejon përdoruesit të krijojnë vendin e tyre ideal të punës përmes VR”, shtoi Zuckerberg.

“Në të ardhmen, në vend që ta bësh këtë vetëm përmes një telefonate, do të jesh në gjendje të ulesh si hologram në shtratin tim, ose do të jem në gjendje të ulem si hologram në shtratin tënd, dhe në të vërtetë do të ndihet sikur të jemi në të njëjtin vend, edhe nëse jemi në shtete të ndryshme ose qindra kilometra larg.Unë mendoj se kjo është me të vërtetë e fuqishme”, u shpreh Mark Zuckerberg.



Më të lexuarat