Prapaskena

E rëndë në Tiranë/ 56-vjeçari tenton vetëvrasjen, i ngul thikën vetes

Publikuar: 23/07/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një person ka tentuar vetëvrasjen, megjithatë është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.



Më të lexuarat