E pabesueshme! Miliarderët e Dubait nuk e durojnë dot vapën, bashkojnë retë me dron dhe krijojnë shi artificial dhe stuhi

Pa Kategori

Publikuar: 23/07/2021

E pabesueshme! Miliarderët e Dubait nuk e durojnë dot vapën, bashkojnë retë me dron dhe krijojnë shi artificial dhe stuhi

Nuk thonë kot se paraja hedh ujin përpjetë! Sheikët e Dubait kanë zgjidhur problemin me vapën. Ata tani se sjellin shiun me para, duke ‘mbjellë’ re.

Reshje të dendura shiu do të ishte një pamje e zakonshme në pjesë të Azisë Juglindore, por kjo ndodh edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kulmin e një vale të nxehtësisë verore e cila ka parë që temperaturat rregullisht tejkalojnë 48 gradë celcius.

Dhe sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, reshjet u rritën nga operacionet e “mbjelljes” së reve për të rritur reshjet në vendin e Gjirit.

Pra Dubai ka krijuar shiun artificial nëpërmjet të ashtuquajturës, mbjellje të reve që janë pjesë e një misioni të vazhdueshëm për të gjeneruar reshje në vendin e Lindjes së Mesme.

Shiu i shtuar krijohet duke përdorur teknologjinë dron që lëshon ngarkesa elektrike në re në mënyrë që ato të grumbullohen së bashku dhe të formojnë reshje.

National raportoi se reshjet e mëdha të shiut bënë që reshjet të shfaqeshin në qytetin Ail Ain dhe i bënë të rrezikshme kushtet e ngarjes së makinës.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli.