Prapaskena

Të shtëna me armë zjarri në plazhin e Zvërnecit

Publikuar: 22/07/2021

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Vlorë. Mesohet se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit.

Mësohet se pas një konflikti mes disa personave, njëri prej tyre ka qëlluar tre herë në ajër.

Për pasojë nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat