Prapaskena

Video/ Përfundon fluturimi në hapësirë i Jeff Bezos, momenti kur miliarderi kthehet në Tokë

Publikuar: 20/07/2021

Miliarderi Jeff Bezos kreu me sukses fluturimin e tij në hapësirë të martën, duke u bërë i dyti sipërmarrës privat, pas Sir Richard Branson, që realizon një mision të tillë.

Bashkë me të, në anijen “Neë Shepard”, ishte edhe vëllai i tij Mark, 82-vjeçaren Wally Funk dhe studentin 18-vjeçar Oliver Daemen.

Udhëtimi hapësinor zgjati vetëm 11 minuta, prej momentin kur anija u nis nga baza Van Horn në Teksas e deri në zbritjen në Tokë në perëndim të Teksasit në mes të shkretëtirës. Pasi kapsula preku Tokën, Bezos tha: “Astronauti Bezos, dita më e bukur e jetës!”.

Dy minuta pas fluturimit, kapsula u shkëput nga raketa dhe vijoi fluturimit vertikal. Udhëtarët përjetuan rreth 4 minuta pa forcën e rëndesës dhe patën mundësi të hiqnin rripat e sigurimit për të shijuar pamjen nga dritaret.



Më të lexuarat