‘Opeli’ merr flakë në lëvizje tek rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë, fatmirësisht pa viktima

Pa Kategori

Publikuar: 20/07/2021

‘Opeli’ merr flakë në lëvizje tek rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë, fatmirësisht pa viktima

Pasditen e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët.

Mësohet se makina e djegur ishte tip “Opel” dhe ka marrë flakë teksa lëvizte në nënkalimin tek rreth rrotullimi “Shqiponja” në Tiranë.