Marrëveshja mes ministres britanike Priti Patel dhe ministrit të brendshëm Bledi Çuçi ku vendon për dëbimin e shqiptarëve ilegalë apo të dënuar, mediat britanike vijojnë t’i kushtojnë vëmendje këtij fenomeni.
Prestigjiozja Daily Mail, ditën e djeshme i ka kushtuar një shkrim të gjatë dhe ekskluziv, rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Kujtojmë se Prenga u rrëmbye në Kamëz dhe dyshohet se u vra në zonën e Shijakut, edhe pse trupi i tij nuk është gjetur ende. E gjitha lidhet me pazaret e drogës së vëllezërve të tij, për një sasi rekord kokaine, 260 kg.
Por ajo që Daily Mail, “harroi” të shkruante ishte se kush ishte Dritan (Gramoz) Rexhepi mafiozi i cili e komandon rrjetin e trafikut të drogës nga burgu i Ekuadorit.
Profili i Dritan Rexhepit:
Dritan Rexhepi në Shqipëri njihet për vrasjen e dy policëve, Arben Keqi e Durim Kasmi ku u dënua me 25 vite burg. Një ngarje e cila ka ndodhur në vitin 1998
Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij.
Ai nuk iku nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës.
Rexhepi u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur ne vetëm pak minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës.
Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letërporosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij.
Në këto rrethana, është proceduar me njoftimin nëpërmjet letër-porosisë drejtuar Autoriteteve të Drejtësisë Italiane. Por ka rezultuar se njoftimi i të dënuarit Gramoz Rexhepi, nuk është bërë e mundur nga Autoritetet Italiane, pasi ishte arratisur nga burgu…”.
Por kjo arratisje e Rrexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj Zyre u zbulua se Dritan Rexhepi pas arratisjes nga burgu në Itali, ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë. Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rrexhepit:-“…gjatë vuajtjes së dënimit në Belgjikë, Dritan Rexhpei ishte arratisur nga burgu Merksplas, Belgjikë në drejtim të paditur…”.
Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.
Gramoz Rexhepi, vijon edhe sot të qëndrojë në një burg të sigurisë së lartë në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit. Ai rezulton i dënuar me 13 vite burgim për trafik të 278 kg kokainë dhe grup i strukturuar kriminal.