Flet Jemin Gjana: Lista me 300 emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar do të dalë pak pas mesnate, ja sa delegatë morën pjesë në votim

Pa Kategori

Publikuar: 17/07/2021

Flet Jemin Gjana: Lista me 300 emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar do të dalë pak pas mesnate, ja sa delegatë morën pjesë në votim

Kryetari i Komisionit për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jemin Gjana ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Jemi Gjana bëri me dije se gjithsej kanë marrë pjesë në mbledhje 5703 delegatë nga 7646 që janë gjithsej. Nga këta, 5339 kanë votuar ndërsa 364 të tjerë nuk e kanë ushtruar të drejtën e votës për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Jemin Gjana po ashtu njofroi se rezultati pritet të dalë pak pas mesnate, por duke qenë se është një orar i papërshtatshëm, atëherë emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të publikohen ditën e snesërme.

“Përfundimisht na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Nga raportimet që u morën kanë qenë të pranishëm 5703 nga delegatët. Pas përpunimit të procesverbaleve, rezulton që kanë marrë pjesë në votim 5339 ose diku te 69.8% e numrit të delegatëve të kuvendit. Nuk kanë marrë pjesë në votim 364 delegatë. Këto janë të dhënat e deritanishme. Vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet. Janë 598 kandidatura për 300 vende të Këshillit Kombëtar. Shpresoj që sonte pak pas mesnate do të nxirret kjo listë me 300 emra nga të cilët 90 do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 nga forumet rinore të PD-së dhe pjesa tjetër djem dhe burra. Procesi zgjat. Besoj të do të shihemi nesër në mëngjes, sepse pas mesnate do të jetë shumë vonë“, tha Gjana.

Rikujtojmë se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së nisi në orën 12:00 këtë të shtunë dhe zgjati për disa orë. Në këtë mbledhje u miratuan propozimet e Bashës për ndryshime në statut, analiza e zgjedhjeve së 25 prillit, si dhe u votua për 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar demokrat.