Prapaskena

Nuk paraqitet në punë prej 2 vitesh pa arsye, ILD kërkon shkarkimin gjyqtares së 21 janarit

Publikuar: 16/07/2021

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Meyani kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri, pasi prej dy vitesh nuk është paraqitur fare në punë, pa arsye.

Këshilli i lartë Gjyqësor pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e ILD-së këtë të premte, ndërsa kjo është seanca e dytë pasi e para është shtyrë për mosparaqitje të gjyqtares.

Sinoimeri është një nga tre gjyqtarët të cilët në Apel vrasjet e 21 janarit i cilësuan vrasje nga pakujdesia.



Më të lexuarat