Dy kate shtesë pallatit, detaje të reja nga dosja, si ra në “rrjetë” drejtori i IMT-së Tiranë

Pa Kategori

Publikuar: 15/07/2021

Dy kate shtesë pallatit, detaje të reja nga dosja, si ra në “rrjetë” drejtori i IMT-së Tiranë

Zbardhen detaje të reja nga dosja kundër kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato, për të cilin gjykata vendosi që ta lerë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, pavarësisht se prokuroria kërkoi që të shkonte pas hekurave.

Gazetari Ermal Vija mëson se ka qenë policia që ka evidentuar një shtesë me 2 kate pa leje në një pallat, i cili nga pesë u ngrit në shtatë kate.

Rastin policia ia referoi IMT-së nga ku ka rezultuar se konstatimi ishte i vërtetë dhe se 2 katet që ishin ngritur në pallat ishin pa leje.

Me dyshimet se dy inspektorët dhe drejtori nuk kanë vepruar duke lejuar kështu ngritjen e pallatit me 2 kate të tjera pa leje, prokuroria ka ngritur akuzën për shpërdorim detyre për zyrtarët e bashkisë së Tiranës.

Por ashtu, edhe dy inspektorët Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani janë lënë në detyrim paraqitje. Nën akuzë është edhe një arkitekt me inicialet K.B. që gjykata e ka lënë në arrest shtëpie.