Shenasi Rama: Do arrestohen kokat e politikës, SHBA ka kapur në çark minjtë e Tiranës, mund të reagojnë me luftë guerile

Pa Kategori

Publikuar: 11/07/2021

Shenasi Rama: Do arrestohen kokat e politikës, SHBA ka kapur në çark minjtë e Tiranës, mund të reagojnë me luftë guerile

Shenasi Rama, veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish themelues i Partisë Demokratike, pjesë e Lëvizjes Studentore ’90, paralajmëron fundin e kupolës politike kriminale, mafioze dhe plaçkitëse të Tiranës. Rama ka sjell në vëmendje një analizë paraljmëruese të tij për atë që ka nisur të ndodhë dhe do të ndodhë në Tiranë.

Shenasi Rama thotë se reforma në drejtësi, sidomos SPAK, është kurthi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpartalluar kokat e politikës së Tiranës, që mbajnë peng Shqipërinë prej 30 vitesh.

Sipas tij, minjtë e politikës votuan në 2016 reformën në drejtësi, duke menduar se nuk do t’u ndodhte asgjë dhe se ‘macja do ndordhte nga uria’. Por, Shenasi Rama thotë se minjtë tashmë kanë rënë në çarkun që ka ngritur SHBA, që është SPAK.

Shenasi Rama, i cili ka qenë piketuar nga Sali Berisha dhe Gramoz Ruçi për t’u vrarë në vend të Arben Brocit në ngjarjet e 2 prillit, paralajmëron se kokat e politikës mund të reagojnë deri në luftë guerile për të evituar fundin e tyre dhe ruajtur sundimin e shqiptarëve.

Shenasi Rama shkruan: 

Të paktën dhjetë vite më parë, mora guximin dhe pata propozuar një zgjidhje të problemit të koklavitur politik shqiptar. Zgjidhja ishte që të ndërtohet një Gjykatë Speciale, me prokurorë e Gjykatës me imunitet, me familje te transferuara jashtë, tërësisht të kontrollueshëm e transparentë dhe të pakorruptueshëm.

Mbas mandatit t’iu krijohet mundësia për pension të përjetshëm dhe transferim në cdo vend me kushte normale jetese.

Sepse një shtet pa drejtësi është si një anije pa fund. Dhogat rrinë mbi ujë por anije nuk ka. Dhe anijet nisin të ndërtohen nga fundi, karena, d.m.th.

Pra propozova një drejtësi të rreptë, dhe ristrukturim të shoqërisë përmes ligjit në mënyrë që të ndërtohej një shtet-komb normal.

Ka disa vite që jam në dijeni të projektit për krijimin e një sistemi drejtësie të pakontrollueshëm nga paria politike e Tiranës.

Duke qënë se kjo strukturë që asokohe po konturohej do të ishte jashtë kontrollit politik, e pakontrolluar nga vullneti i shqiptarëve, dhe do të vepronte si autoritet e jo si pushtet kisha rezervat e mia.

Për shumë vite kam thënë, kujtdo që më ka pyetur, si vendorë si të huaj, se ky duhet të jetë një projekt shtetformues shqiptar. Duhej që vetë paria të kuptonte se shtërngesat mbi vetveten dhe ndërtimi i një strukture të tillë, që nis me një amnisti të kushtëzuar por që sheh nga e ardhmja është një zgjidhje e ndërmjetme që e ruan sovranitetin e shtetit.

Ata që u tallën me këtë propozim timin asokohe, dhe prenë drutë shkurt “ky e prêt shpëtimin nga paria” d.m.th, se unë nuk dija cfarë flisja dhe ia fusja kot, tani po e gjejnë veten me kokën në cark e me këmbët e ngritura në ajër. Paria e Tiranës me 140 vota, pa kuptuar e pa lexuar cka po aprovonte dhe duke besuar se do t’ia hidhte edhe SHBA, se BE nuk kishte asnjë dyshim aprovoi transferimin e autoritetit tek kjo strukturë. Dhe menjëherë ia nisi ta minonte.

Minjtë po luanin me macen dhe mendonin se do ta ngordhnin urie.

Dhjetë vjet më vonë shoh se ngulmimi i SHBA për të vendosur këtë strukturë po jep ëprfundime. do të ketë një strukturë që do të nisë të vendosë drejtësinë dhe do ta bëjë këtë si një qark i mbyllur që nga hetimi tek dënimi. Ka mjaft të edukuar në Tiranë që iu janë më besnikë drejtësisë, dhe atyre që i kanë rritur, shkolluar e promovuar se sa parisë së Tiranës… edhe po të mos jenë, do të bëhen me metoda interesante.

Dhe kjo qëndrueshmëri e SHBA është garanci që do të ketë një strukturë efektive. Spartak Ngjela është i njohur për marrinat që thotë. Ama një gjë e thotë drejt: që SPAK ua ka futur drithmat parisë së Tiranës.

Herët ose vonë dikush do të përgjigjet për krimet e përbindshme që janë bërë e që bëhen. Edhe pse ky idiot savante ndan një palë nga tjetra, e vërteta është se të gjithëve iu kanë hyrë drithmat.

Krimet që këta kanë bërë nga fillimi i ndryshimeve e deri tash janë të panumërueshme e të llahtarshme. Këta i zë gjumi vetëm pse janë skizofrenë e psikopatë, se ndryshe nuk duhej as të ngriheshin në mëngjez nga gjumi.

Tani po nis loja macja me minjtë. Mirëpo kjo lojë që do të luhet nga Shtatori është ndryshe dhe më interesante.

Macja ka vënë minjtë e tjerë të kapin këta minjtë e mëdhenj të gjirizeve. Shto këtu që ka informacion të plotë për të gjithë. Shto këtu që populli shqiptar është i gatshëm të mbështesë gjithkënd përvec këtyre.

Shto këtu që jeni në bllokadë ekonomike e politike. Shto këtu që këta kanë nënshkruar transferimin e sovranitetit dhe të autoritetit dhe nuk bëjnë dot gjë.

Shto këtu që nuk kanë vrimë ku të futen se fëmijët e pasurinë i kanë peng në vende e banka jashtë kontrollit të tyre. Shto këtu se askush nuk I beson kujt sepse e dinë nga iu
vjen.

Prandaj minjtë do të bëjnë atë që dinë më mirë. Sa të nis shkolla nis rrëmuja. Nuk do ta marrë vesh qeni të zonë. Do të ketë shkundullime, zjarrvënie, demonstrata, dorëheqje, protesta, diskreditime, e ndoshta edhe përgatitje për luftë guerrile.

Paria do ta bëjë sistemin e drejtësisë shkretinë. Sistemi politik do të jëtë në trazime të pafund e pambarim. Gjendja do të bëhet shumë drasmatike dhe shumë do të inkurajohen të ikin, haptazi apo me metoda indirekte.

Mirëpo askush nuk mund të kthehet më mbrapa dhe përplasja është e paevitueshme.

Përplasja që vjen do të jetë edhe transversale: palët e parisë do të përplasen njëra me tjetrën. Të huajt do të përplasen me parinë.

Të huajt do të përplasen me njëri-tjetrin. Ka palë që duan që përplasja të jetë sa më e egër dhe shqiptarët të hanë kokat e tyre si në Liban. ashtu fërkojnë duart si rusët, serbët, grekët ashtu edhe disa palë të tjera.

Populli do që këtë vjeshtë disa nga këto minjtë e mëdhenj të shkojnë në burg. SHBA nuk mund të pranojë që kjo strukturë të dështojë. Paria e Tiranës nuk mund ta lejojë që kjo strukturë të ketë sukses.

Dhe unë, pensionisti që e kalon jetën kot, do të kem kënaqësinë që kur të shkoj për peshk të them me vete “Jua pata thanë, por u tallët me mua dhe iu duka se po flisja marrëzira. Por, nganjëherë edhe rob kot si puna ime dicka dinë.” Ishalla nuk zë ndonjë peshk të madh se më këputet kallami e më ikën grepi….