Ndeshja nisi me golin e Luke Shaw në minutën 2, me yllin e United që shënoi një nga golat më të veçantë të Europianëve. Më pas Italia mori gjithë terrenin e fushës dhe kërkoi barazimin.
Në pjesën e parë nuk rrezikoi, por këtë e bëri në të dytën. Chiesa ishte fillimisht i frikshëm për Anglinë, por më pas golin e shënoi një mbrojtës, Leonardo Bonucci.
Edhe pas golit Italia e dominoi Anglinë dhe rrezikoi sërish, por pa raste flagrante.