Plarent Ndreca firmosi për tenderin e uniformave, a ka edhe ai përgjegjësi bashkë me Sandër Lleshin?!

Pa Kategori

Publikuar: 10/07/2021

Plarent Ndreca firmosi për tenderin e uniformave, a ka edhe ai përgjegjësi bashkë me Sandër Lleshin?!

Deputetët Myslym Murrizi dhe Halit Valteri në kallëzimet e tyre për tenderin korruptiv 2.8 miliardë lekë kanë vendosur edhe emrin e ish-ministrit Sandër Lleshaj dhe ish sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca të cilët janë dy nga firmëtarët e këtij tenderi.

SPAK ditën e sotme vuri në pranga 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë, mes të cilëve 8 në burg dhe 1 në “arrest shtëpie”.

Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Pas kallëzimit të bërë nga deputetët Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, SPAK ka nisur verifikimin e tenderit të uniformave të Policisë, ndërsa paralelisht Agjencia e Prokurimeve dhe kompania fituese e tenderit, “D&E” sh.p.k., po realizonin tenderin.

Në kallëzimin penal të bërë nga deputetët, Lleshaj dhe Ndreca akuzohen si organizatorët e procedurës fiktive të tenderit 25 milionë euro, një projekt i zbatuar, sipas kallëzuesve, nga zyrtarët e prokurimeve, për të cilët kanë vendosur edhe emrat përkatës.

Të dhënat e kallëzimit duken se kanë qenë jo vetëm të mjaftueshme, por edhe të sakta, pasi në urdhërat e arrestit të lëshuar nga SPAK janë thuajse të gjithë emrat e akuzuar.

Të vetmit emra që nuk gjenden në listën e SPAK, të paktën për momentin janë ish-ministri Sandër Lleshaj dhe ish sekretari i tij Plarent Ndreca. Nuk dihet ende nëse do të kemi një valë arrestimesh të dyta për këtë tender nga “peshqit e mëdhenj”.

Tashmë duket se drejtoria e re po funksionon dhe po godet atyu ku zyrtarë të lartë kanë kryer abuzime të mëdha, pas kryebashkiakut të Lushnjes kush do jetë “peshku i madh” i cili ndodhet në duart e SPAK/Gazeta Shqip