isa ditë më parë Drejtoria e Antiterrorit i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë dy shtetasit rusë, Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov, të cilët kanë vizituar Shqipërinë para dhe gjatë stërvitjes ushtarake “Defender 21”, dhe janë të dyshuar për spiunazh.
Për këtë çështje ka reaguar ditën e sotme edhe Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila në një postim në rrjetet sociale e quan hetimin e rusëve një akt propaganda të NATOS-s. Gjithashtu ministria akuzon edhe mediat shqiptare se po e “fryjnë” shumë këtë çështje.
“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s”, shkruan Ministria e Jashtme ruse.
Por si qëndron çështja e dy spiunëve rusë?
Georgi Budanov hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës.
Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimtë nga hetuesit që dyshojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake e zhvilluar në Europë. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore në datën 10 maj, nën argumentin se nuk përmbushte kushtet e qëndrimit në Shqipëri.
Rusi i dytë Cherkasov hyri në 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, dhe nuk u lejua që të fuste në vendin tonë dronin që posedonte. Ai u mbajt nën vëzhgim gjatë tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar në prokurori. Cherkasov u vëzhgua në distancë nga antiterrori shqiptar.
Nga informacionet rezulton se ai qëndroi në një hotel luksoz në Tiranë, pa u regjistruar me identitetin e tij të vërtetë, e më pas u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre ditë për t’u larguar më pas nga Shqipëria.
????#Zakharova: Albanian #media are fuelling the hype around the criminal cases opened by local prosecutors against two Russians allegedly suspected of espionage.@RussianAlbania sent an inquiry to the Albanian MFA. The incident appears to be an exercise in #NATO propaganda ☝️ pic.twitter.com/KOpNDF7H4O
— MFA Russia ???????? (@mfa_russia) July 9, 2021