Detaje nga aksidenti/ Vdes një prej pasagjerëve të minibusit që ra në përrua, 9 të tjerë me urgjencë në spital

Pa Kategori

Publikuar: 10/07/2021

Detaje nga aksidenti/ Vdes një prej pasagjerëve të minibusit që ra në përrua, 9 të tjerë me urgjencë në spital

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Kërpaç.

Raportohet se një minibus ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 25-vjeçar e nëntë të tjerë janë plagosur. Nga raportimet e para thuhet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit janë nxjerrë nga vendi ku ka rënë minbusi dhe po transportohen për ndihmë mjekësore.