Ledian Lami është i riu që mbeti i vdekur nga aksidenti i rëndë në Gramsh.
Minibusi ku ai po udhëtonte, doli nga rruga dhe përfundoi në përrua, e si pasojë 30-vjeçari ndërroi jetë në vend.
9 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, e paraprakisht, thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë transportuar për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin.
Policia dyshon se drejtuesi i mjetit ka qenë duke folur në celular dhe ka humbur vëmendjen, e kësisoj edhe kontrollin e minibusit.