Ava Max ka vendosur që të shijojë suksesin e këngës së saj më të re “Every Time i Cry” duke shijuar rrezet e diellit, detin dhe një “person misterioz”.
Sipas mediave të huaja Ava është “arratisur” drejt Hawaiit dhe është fotografuar në jaht nën shoqërinë e një mashkulli. Siç shihet edhe nga fotot, këngëtarja me origjinë shqiptare së bashku me partnerin shihen mjaft afër njëri-tjetrit dhe nuk ndalojnë puthjet dhe përqafimet.
A është partneri i saj apo thjesht një “shok” i Avës mbetet për tu zbuluar në vazhdim. Kujtojmë se më herët këngëtarja u ka premtuar të gjithë shqiptarëve që shumë shpejt do të vijë të vizitojë vendin e saj, për të cilin kudo ku shkon flet me krenari.