Prapaskena

Arrestohen në kufirin shqiptar dy turistët belg e polak, çfarë iu zbuloi policia

Publikuar: 09/07/2021

Dy shtetas të huaj janë kapur në pikat kufitare shqiptare duke transportuar lëndë narkotike kanabis sativa. Policia njofton se bëhet fjalë për një 21-vjeçar belg, i cili u arrestua në Qafë Thanë, ku gjatë kontrollit në makinë iu sekuestrua një sasi me kanabis.

Ndërkohë në Kakavijë policia arrestoi një 37-vjeçar polak me kanabis, që iu sekuestrua pas kontrollit në motoçikletën e tij.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMW” që drejtohej shtetasi belg M. Ë., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Ë., 37 vjeç, banues në Poloni. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat