Prapaskena

Arrestimi i kolegëve, mjekët e Spitalit të Traumës sërish në protestë: Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare, të mos bëhet gjyq popullor

Publikuar: 09/07/2021

TIRANË
Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë sërish protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre të arrestuar për falsifikim tamponësh të COVID-19.

Ata pretendojnë se arrestimi i tyre është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova, teksa deklaruan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë.

Mjekët kërkuan të mos bëhet gjyq popullor, por të gjenden prova dhe më pas të mbahen në burg.
“Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg”, deklaroi mjeku Gent Stroni.



Më të lexuarat